Senatori amerikan, Lindsey Graham të enjten bëri thirrje për vrasjen e presidentit rus, Vladimir Putin, në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
“A ka një Brutus në Rusi? A ka një kolonel Stauffenberg të suksesshëm në ushtrinë ruse? E vetmja mënyrë për të përfunduar kjo situatë në Rusi është që dikush ta nxjerrë këtë burrë jashtë. Ju do t’i bënit vendit tuaj – dhe botës një shërbim të madh”, tha Graham në Twitter.
Claus von Stauffenberg ishte një oficer i ushtrisë gjermane që u përpoq të vriste Adolf Hitlerin në korrik 1944.
“Të vetmit njerëz që mund ta rregullojnë këtë janë populli rus. Lehtë për t’u thënë, vështirë për t’u bërë. Nëse nuk dëshironi të jetoni në errësirë për pjesën tjetër të jetës tuaj, të mbeteni të izoluar nga pjesa tjetër e botës në varfëri të tmerrshme dhe të jetoni në në errësirë, duhet të ngjiteni lartë”, ka shkruar ai.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, shkaktoi zemërim ndërkombëtar, ndërsa Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë shpallur sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.
Sipas të dhënave të OKB-së, 227 civilë janë vrarë dhe 525 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Megjithatë, autoritetet ukrainase thonë se numri i të vdekurve është mbi 2 mijë.
Më shumë se 1 milion njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët./UBTNews/