UBT News

Senati Amerikan e miratoi një rezolutë në mbështetje të Ukrainës

Rezoluta të cilën Senati Amerikan e miratoi mbështet pavarësinë e Ukrainës dhe paralajmëron mundësinë e agresionit ushtarak rus kundër shtetit fqinj.

Ky vendim erdhi pasi presidenti i Shteteve te Bashkuara, Joe Biden, tha se ata i kishin marrë “të gjitha sinjalet e mundshme” se pas disa ditëve ka mundësi të ketë një sulm nga shteti i Rusisë në atë të Ukrainës. Pro kësaj rezolute ishin të gjithë një zëri, pa kundërshtime.

“Ky Kongres është i bashkuar në mbështetje të pavarësisë dhe sovranitetit të Ukrainës”, tha senatori Rob Portman, njëherësh e paraqitën rezolutën së bashku me senatoren demokrate Gina Shahin nga New Hampshire./UBTNews

Exit mobile version