UBT News

”Sëmundja” më e re e italianëve

Pothuajse të gjithë italianët, 96% e tyre, pyesin për motin të paktën një herë në javë, ndërsa për 20% është madje pothuajse një zakon që ndodh në kohë të ndryshme të ditës.

Mjetet e preferuara për të ditur se çfarë moti do të jetë janë aplikacionet, të ndjekura nga faqet e Internetit, programet televizive dhe radioja.

Midis aplikacioneve dhe faqeve, spikat ”ilmeteo.it”, e cila është faqja më e përdorur nga italianët me pothuajse 5 milionë përdorues mesatar në ditë dhe me gati 10 milionë përdorues në aplikacionin e saj.

Ky është rezultati që del nga sondazhi ”Italianët dhe Meteorologjia”, kryer nga Bva-Doxa në një mostër prej 1 000 personash midis 18 dhe 64 vjeç të shpërndarë në të gjithë Italinë.

Në fakt, një italian në dy kontrollon parashikimet e motit te kjo faqe.

Exit mobile version