Aktorja amerikane, Selma Blair besonte se “ishte duke xhiruar ditët e fundit të jetës së saj”, gjatë xhirimit të dokumentarit të saj të ri, ku flet për përvojën e saj me sklerozën e shumëfishtë.
Aktorja e njohur për filmat “Cruel Intentions” dhe “Legally Blonde”, u diagnostikua me këtë sëmundje në vitin 2018.
“Introducing, Selma Blair”, me regji të Rachel Fleit, flet rreth rrugëtimit personal të aktores dhe rreth asaj se si e ka pranuar këtë sëmundje.
Ka momente kur humori i yllit 49-vjeçar reflekton me qetësi, ndërsa ndan video kur po i nënshtrohej kimioterapisë.
Kur Blair u diagnostikua me këtë sëmundje në vitin 2018, ajo tha se kishte përjetuar simptoma për vite me radhë, duke e bërë atë të besonte se mund të kishte pasur sëmundjen për më shumë se një dekadë./UBTNews