UBT News

Selimi: Kosova rrezikon 300 milionë euro në arbitrazh me IuteCredit

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i ka bërë të ditura dy rastet që Kosova i ka fituar në arbitrazh, teksa ka njoftuar se Kosova rrezikon t’i humb 300 milionë euro në arbitrazh.

“Avokatura shtetërore i ka pranuar gjithsej 1 mijë e 935 lëndë, 462 prej tyre janë fituar, 307 janë me ankesë në gjykatë të Apelit e të tjerat janë në proces. Një rast ka të bëjë me një kontest në të cilin shteti i Kosovë i ka fituar edhe mbrojtur 1.8 milion euro. Gjithashtu në gjykatën e Vjenës në Austri avokati Zuka i ka fituar, ia ka mbrojtur shtetit 1 milion euro. Këto janë vetëm dy nga rastet të cilat kanë ndodhur rishtas dhe ne do të raportojmë të gjitha rastet tjera. Kosova momentalisht i ka të rrezikuara nëpër arbitrazhe diku rreth 300 milionë euro. Çështja e IuteCredit është në rrezik, ne jemi të përgatitur që të mbrojmë në arbitrazhe dhe të fitojmë këto raste”, ka thënë ai.

Exit mobile version