Ylli Selena Gomez iu përgjigj kritikave pas paraqitjes së saj në tepihun e kuq në Golden Globes të martën.
Këngëtarja, producentja dhe aktorja reagoi në Instagram në lidhje me këtë çështje.
“Unë jam paksa e shëndoshë tani sepse u kënaqa gjatë pushimeve”, tha ajo mes tjerash.
Kishte edhe të atillë që e mbrojtën artisten.
“Ajo nuk duhet të japë shpjegime pse trupi i saj është si është”, shkroi një komentues.
“Ajo është perfekte dhe nuk ka nevojë të japë shpjegime”, ka shkruar një tjetër.
Gomez u nominua për rolin e saj në “Only Murders in the Building”./UBTNews/