Selena Gomez është prapë mbretëresha e Instagramit. Ajo e rrëzoi nga froni yllin Kylie Jenner.
Këngëtarja është aktualisht gruaja më e ndjekur në Instagram, me 381 milionë ndjekës, ndërsa Jenner ka 380 milionë.
Gomez kishte qenë edhe më parë gruaja më e ndjekur në Instagram, por u largua nga Instagrami pas një periudhe kohore duke u kthyer më e fuqishme se kurrë.
Më vonë të enjten mbrëma, Gomez njoftoi se po bën një pushim tjetër nga mediat sociale, përmes një videoje live në TikTok./UBTNews/