UBT News

Selena Gomez konfirmon se është beqare

Selena Gomez ka konfirmuar se është beqare në një video gazmore në TikTok.

Pas një morie thashethemesh për lidhje gjatë muajve të fundit, aktorja e “Only Murders in the Building” shkoi në Tiktok për të konfirmuar se aktualisht është beqare.

“Jam beqare!” 30-vjeçarja bërtiti duke parë një ndeshje futbolli me miqtë.

Selena së fundmi ishte e lidhur me këngëtarin e The Chainsmokers, Drew Taggart, 33 vjeç. Të dy u fotografuan së bashku në janar.

Aktorja më pas thuhet se u pa duke darkuar me Zayn Malik, 30 vjeç. Zonja e restorantit pohoi në rrjetet sociale se i pa të dy duke u kapur për dore dhe duke dalë jashtv.

Selena ka qenë më parë në lidhje me Justin Bieber dhe Abel ‘The Weekend’ Tesfaye./UBTNews/

Exit mobile version