Selena Gomez reagoi në mediat sociale për një fjali që u tha gjatë një programi televiziv të quajtur “The Good Fight” për transplantin e saj të veshkave dhe i quajti “shaka pa kripë”.
“Nuk e di se si të shkruash shaka lidhur me organet është bërë trend për programet televizive, por fatkeqësisht ka ndodhur. Uroj që kur këto shaka të prezantohen përpara një skenaristi tjetër, të quhen ‘shaka pa kripë’ dhe të anulohen përpara se të transmetohen”, shkroi këngëtarja.
Por çfarë ndodhi? Një shfaqje televizive, e quajtur “The Good Fight”, pati një episod ku personazhet po diskutonin tema tabu për komedinë, si nekrofilia, autizmi dhe transplanti i veshkës së Selena Gomez.
Por, një burim nga “The Good Fight” tha: “Nëse shihni episodin e plotë, fjalia për Gomez është pjesë e një diskutimi për temat që nuk duhet të bëhet shaka dhe idenë e “cancel culture” kur bën një shaka të gabuar”. “Cancel culture” është një formë izolimi kur dikush eliminohet nga rrethet sociale apo profesionale në mënyrë virtuale, mediat sociale apo edhe si individ, transmeton Klan tv.
Selena Gomez kreu një transplant veshke 4 vite më parë për shkak të sëmundjes autoimunitare prej së cilës ajo vuan, lupusit. Në këtë situatë të krijuar, ajo gjeti mbështetje nga ndjekësit të cilët menjëherë nisën një linjë postimesh në Twitter: “Respektoni Selenën!” duke i dalë në krah idhullit të tyre