Pas publikimit të fotografive ku shihen duke u përqafuar në një ngjarje të fundit, ylli Selena Gomez foli hapur rreth publikimit të fotografive në një intervistë të re për Vulture, duke thënë se nuk ishte diçka e jashtëzakonshme.
“Po, nuk është ndonjë gjë e madhe! Madje nuk është asgjë”, tha ajo.
Ndonëse të parëndësishme për Gomez, fotot e saj dhe Bieber shkaktuan bujë në media dhe rrjetet sociale.
Fotot erdhën disa javë pasi Bieber u shfaq në podkastin “Call Her Daddy” dhe mohoi thashethemet se ajo “e vodhi” Justin Bieber nga Gomez, me të cilën ai sapo ishte ndarë asokohe. Në podkast, Hailey tha se ajo dhe Selena madje folën me njëra-tjetrën pas dasmës dhe nuk kishte asnjë dramë mes tyre.
Dokumentari i ri i yllit Gomez, “Selena Gomez: My Mind & Me”, u dha premierë të premten./UBTNews/