UBT News

Selena Gomez e gatshme të largohet nga Hollywood: Dua të martohem dhe të kem fëmijë


Këngëtarja dhe aktorja e njohur zbuloi se përfundimisht dëshiron të martohet dhe të bëhet nënë – dhe ajo është përgatitur të largohet nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj personale.

Ylli i “Only Murders in the Building” e tha këtë gjë në një poscast të TaTaTu “Giving Back Generation”.
“Shpresoj të martohem dhe të bëhem nënë”, tha 30-vjeçarja.

“Përfundimisht, do të jem e lodhur nga e gjithë kjo, kështu që ndoshta do t’i kushtoj pjesën më të madhe të jetës sime filantropisë përpara se të qetësohem”.

Krijuesja e hitit “Same Old Love” zbuloi se teksa sheh motrën e saj 8-vjeçare, Gracie Teefey duke u rritur e bëri atë të mendojë se tashmë dëshiron të bëhet prind.

“Në thelb duhet ta shikoj këtë person të vogël të rritet. Nuk ka ndjenjë më të mirë në botë. Ndihem si prind në një farë mënyre, edhe pse nuk jam”.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur flet për planet për të pasur familje.

Gjatë një paraqitjeje në qershor në podkastin e The Hollywood Reporter “Awards Chatter”, Gomez tha se lëvizja e saj nga Teksasi në Hollivud e bëri atë të mendonte edhe më shumë për të qenë nënë.

“Unë dua të kem katër fëmijë” tha ajo. “Ndoshta jo e planifikuar, ndoshta e planifikuar, ndoshta të dyja”./lapsi.al

Exit mobile version