UBT News

Selena flet për luftën e saj me çrregullimin bipolar

Selena Gomez i është kthyer përforcimit të shëndetit të saj mendor, pasi u diagnostikua me çrregullim bipolar vitin e kaluar.

Këngëtarja e njohur në një intervistë për Vogue Australia ka treguar se në luftën kundër çrregullimit bipolar ndihmon DBT – terapia dialektike e sjelljes.

“Ju mund të gjeni një mënyrë për të jetuar me të. Sapo ta kuptoni këtë, frika e pranimit te njerëzit që keni një diagnozë zhduket”, ka deklaruar ajo.

Selena gjithashtu deklaroi se që nga shkuarja në terapi, ka vërejtur përmirësime të ndjeshme në shëndetin e saj mendor, por edhe në mënyrën e të të menduarit.

“Jam vërtet e lumtur me atë që jam. Jam mirënjohëse që kam arritur moshën 29 vjeçare, sepse isha krejtësisht ndryshe vetëm dy vjet më parë. Tani jam më mirë”, ka theksuar Gomez.

Exit mobile version