Gocat e famshme janë sërish në fushëbetejë! Selena Gomez reagoi ndaj një “thumbi” të Hailey Bieber, të cilin modelja e publikoi në Instagram më 18 tetor – postim që tani është fshirë.
Në një Story të mëvonshëm, këngëtarja dhe aktorja e “Only Murders in the Building” shkroi: “Thjesht lëreni vajzën rehat! Ajo (Hailey) mund të thotë çfarë të dojë. Nuk ndikon aspak. Është çështje rëndësie, jo inteligjence! Jini të sjellshëm! Të gjitha markat më frymëzojnë.”
Selena shtoi gjithashtu: “Ka vend për të gjithë. Dhe shpresoj që të gjithë të mund të ndalojmë njëherë e mirë.”
Reagimi i saj erdhi menjëherë pas deklaratës së Hailey-t, e cila në një intervistë u shpreh se e shqetëson krahasimi i vazhdueshëm midis markës së saj të kozmetikës Rhode Beauty dhe markave të tjera të ngjashme.
“Është e bezdisshme kur të vënë në garë me të tjerët. Nuk më pëlqen kjo! Kur njerëzit duan të të shohin në një mënyrë të caktuar, krijojnë një histori në mendjen e tyre dhe nuk është detyra jote ta ndryshosh,” – tha Hailey.
“Mendoj se ka hapësirë për të gjithë. Nuk ndihem në konkurrencë me njerëzit që nuk më frymëzojnë.”
Kjo fjali e fundit u interpretua si kunjë e drejtpërdrejtë ndaj Selena-s, ndonëse një përfaqësues i Hailey-t tha për Page Six se komentet nuk kishin lidhje me të. Duket se Selena e mori personalisht, duke rikthyer në qendër të vëmendjes një përplasje të vjetër mes dy vajzave që prej kohës së marrëdhënies së gjatë të Selena-s me Justin Bieber, i cili u martua me Hailey-n në vitin 2018.
Në qershor, fansat dyshuan për një tjetër ftohje midis tyre pasi të dyja nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale.
Marrëdhëniet mes tyre dukeshin të ishin përmirësuar në vitet e fundit: në vitin 2022, Hailey deklaroi në podcastin “Call Her Daddy” se “midis tyre ka vetëm dashuri”, dhe Selena ishte dakord.
Madje në vitin 2023, këngëtarja u bëri thirrje fansave të ndalonin ngacmimet online ndaj Hailey-t, dhe të dyja u bënë virale pasi pozuan së bashku në Academy Museum Gala. Por, siç duket, paqja nuk zgjati shumë e drama mes vajzave sapo është rindezur. /A.Z/UBT News/