Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Lituaninë që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, të mërkurën nga ora 20:45.
“Duhet ta shohim Suedinë si një ekip të fortë, është e qartë se ata kanë Zlatan Ibrahimovicin, një lojtar shumë i fort dhe vështirë të ballafaqohesh me të, kanë Kulusevskin, por në fund ekipi në përgjithësi që kanë cilësi në çdo aspekt të lojës”.
“Ne na duhet strategji siç kemi pasur me Kombëtare të tjera, siç kanë qenë me Çekinë, Anglinë, të luajmë futbollin tonë”.
“Amiri është kapiteni i ynë dhe është e qartë se do të na mungojë, por ne duhet të gjejmë zgjidhje si ekip, jo të zëvendësojmë këtë apo atë individ, por si ekip”.
Kosova do të përballet të mërkurën në miqësore me Lituaninë, para përballjeve me Suedinë dhe Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.