Policia e Kosovës sipas raportit 24 orësh, ka iniciuar një rast të dyshuar për “Shpëlarje parash”, pasi gjatë një patrullimi afër liqenit të Vërmicës mbrëmjen e së mërkurës ka ndaluar një automjet të dyshimtë.
Gjatë kontrollit të veturës, zyrtarët policorë i kanë gjetur ngasësit kosovar një zarf me 29,200 euro të paparalajmëruara.
Lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëhatë prokurori kujdestar, ndërsa njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për të zbardhur origjinën e parave dhe rrethanat e plota të rastit. /E.A/
