UBT News

Sekuestrohen armë zjarri në Fushë Kosovë dhe Podujevë

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar dy raste të mbajtjes në pronësi dhe përdorimit të paautorizuar të armëve.

Në Fushë Kosovë, gjatë një kontrolli të ushtruar dje në mëngjes, policia ka shoqëruar në stacion një person, pasi të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në fshatin Lluzhan të Podujevës, policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur me armë zjarri tre burra.

Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta që dyshohet se është përdorur në këtë incident. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Exit mobile version