UBT News

Sektori bankar në Kosovë është punëdhënësi më i madh i grave

Në panelin e parë në konferencën e organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) me rastin e 20-vjetorit të themelimit, u diskutua roli i bankave në përshpejtimin e Kosovës dixhitale, jeshile, elastike dhe zhvillim gjithëpërfshirës.

Cornelia Schneider, anëtare e Bordit të Drejtorëve në ShBK tha se parashikimet që kanë pasur për rritje ekonomike janë prishur nga krizat e viteve të fundit. Sipas saj, për herë të parë për 20 vjet varfëria është rritur.

“Ne kemi bashkëpunime afatgjate dhe bashkëpunojmë me shumë anëtarë të juaj. Së pari ta pranoj se gjendjen ku jemi sot pastaj ta theksojmë ndjeshmërinë. Të gjithë e dinë ku jemi sot, në vitin 2015 kur janë caktuar objektivat as kush nuk e ka parashikuar se ku do të ndodheshim sot, pra pandemi, kriza nuk kanë qenë të parashikuara. Lajmi është se nuk po përparojmë deri aty ku kemi dashur dhe po për fat të keq po rrëshqasim prapa dhe për herë të parë për 20 vite varfëria është rritur. Këto shifra na tregojnë që nuk jemi aty ku dëshirojmë të jemi”, tha ajo.

Getoar Mjeku, zëvendësministri i Ekonomisë, foli për masat që ka ndërmarrë Qeveria për tejkalimin e krizës. Ai tha se janë marrë masa për subvencionimin e energji duke përmendur tri parime rreth strategjisë për energjinë.

“Është një situatë që ka prekur të gjithë dhe po mendojmë se si të gjejmë zgjidhje. Kosova varët prej thëngjillit, mirëpo synimi ynë është qe deri në vitin 2031 të kemi rreth 1 500 megavat energji të ripërtritshme. E shohim të domosdoshme zhvillimin e sektorit privat. Besoj që bankat mund të luajnë rol në tejkalimin e krizës në njoftimin për të ruajtur energjinë. Qeveria ka ndërmarr masat për subvencionimi për energji dhe për masat për biznese për ta parandaluar reduktimin tek këto biznese. Kur bankat janë mirë besoj që është mirë e gjithë ekonomia sepse kemi ku të mbështetemi. Po mundohemi që t’i prekim të gjithë edhe amvisëritë edhe bizneset. Janë tri parime rreth strategjisë për energjinë, e para sigurimi i saj, e dyta përballueshmëria e kostos dhe e treta integrimi rajonal”, tha ai.

Dardan Fusha, drejtor i Sistemit të Pagesave në Bankën Qendrore tha se pandemia ka pasur ndikim të madh në kalimin në shërbime dixhitale.

“Ta pranojmë se ka pasur zhvillime të vazhdueshme në lidhje me digjitalizimin e shërbimeve bankare. Dhe kalimi të shërbimet digjitale është shpejtuar me të madhe. Në fakt po shohim se ato po ndryshojnë mënyrën e transaksioneve, mund të hapeni llogari bankare pa shkuar ne bankë pra nga një largësi. Dhe kjo është shpejtuar për shkak të pandemisë. Nga studimet që kemi bërë për periudhën 2019, 97% të pagesave nga ekonomit e familjareve ishin me para të thata kjo ishte para pandemisë dhe pandemi ka pasur ndikim të madh në kalimin në shërbime dixhitale. Kemi pasur rritje të pagesave me kartel dhe ato elektronike për 30 %”, tha ai.

Massimiliano Paolucci nga Banka Botërore, tha se Kosova ka punuar mirë gjatë krizës dhe e ka përballuar atë në formën më të mirë.

“Prezantimi qe e pamë më herët pamë sfidat që ka sektori. Ajo që shohim këtu është që Kosova ka punuar mirë gjatë krizës, pas një tempoje për rritjes së bruto prodhimit vendor për 5%. Shohim që rritja e rritja e bruto prodhimit vendor për shkak të krizës është 3.1 % për këtë vit. Ndikimi i rritjes se çmimeve, energjisë, autoritete kanë reaguar mirë ata kanë vendosur një përgjigje e cila ka qenë efektive deri me tani kjo mundë të shihet nga idukatorët fiskal. Në këtë situatë kur kemi një rritje të inflacionit”, deklaroi ai.

Anita Kovaçiq nga banka Raiffeisen, tha se në Kosovë punësimi nuk është i njëjtë si për gratë ashtu edhe për burrat, por që sipas saj, sektori bankar në Kosovë është punëdhënësi më i madh i grave.

“Ne këtu permendem grat dhe këtu mund të them me krenari që sektori bankar është punëdhënësi më i madh i grave. Në bankën tonë kemi 800 persona dhe 80% e tyre janë gra”, tha ajo.

Exit mobile version