Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka raportuar deputetja Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Salihu, ish-zëvendësdrejtor në AKM. Këtu u kërkua që Lutfi Haziri të ftohet për raportim për çështjen e privatizimit.
Kryetari i komisionit, Hajrullah Çeku i tha Kusari-Lilës që arsyeja e ftuarjes në Komision është një deklaratë e saj në lidhje me procesin e privatizimit. Ai tha se nuk beson se ndonjë anëtar duhet të marrë vërejtje për këtë çështje sepse ndërhyrjet politike janë pjesë e hetimit të këtij komisioni dhe është legjitime të bëjnë pyetje të tilla në komision.
“Në kohën kur Albin Kurti ka qenë kryeministër kënd e ka punësuar. Po bënë shkelje Bekë Berisha që nuk po i qet emrat”, tha Çeku.
Deputetja Mimoza Kusari Lila ka thënë se është pak qesharake sepse edhe tema e nisur në këtë komision sa i përket procesit të privatizimit të mos bazohet në deklarata mediatike.
“Prandaj u nis këtu dhe po përmbyllet këtu. Unë ju rekomandoj që çështjen e privatizimit mos me bazu në deklarata mediatike. Procesi i privatizimit ka mjaftueshëm të cilat mundemi m’i bo… poashtu Bekë secili njeri mban veprimet kudo çfarë subjekti është. Pata shumë zhurmë sa i përket hidrocentraleve, aktakuza është publike, për tjerat nuk po e shoh të arsyeshme sepse është segment i KEDS-it”, tha ajo.
Ndërsa deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se kjo ka qenë një keqkuptim dhe për këtë arsye duhet ta lirojnë deputeten Kusari-Lila.
“Goxha ka njëherë në pushtet ka qenë edhe zonja Kusari Lila. Kam emra plot, por nuk dua t’i përmend dhe dua ta mbyllë këtë punë. Nëse nuk ka përmbajtje që mund të na përgjigjet deputetja për këtë temë, e lirojmë i kërkojmë falje për keqkuptim”, tha Berisha.
Më tutje, Deputeti Sejdi Hoxha tha se u kanë hapur derën VV-ja sa i përket punësimit në procesin e privatizimit.
“Privatizuesit që janë në VV. Rezultati i kësaj nuk kemi mundur të nxjerrim më shumë sesa ajo që është publike rreth privatizimit të KEDS sa i përket hidrocentraleve”, tha Hoxha.
Në fund, e liruan zonjën Kusari Lila dhe i këkuan falje në emër të Komisionit.
Çeku tha që duhet ftuar të gjithë anëtarët e komisionit qeveritar për privatizimin e KEDS-it jo vetëm të katër hidrocentraleve.
“Ne nuk po tentojmë ta menjanojmë këtë çështje, por m’i ftua të gjithë që kanë qenë në komision përfshirë edhe zonjën Kusari Lila”, tha ai.
Deputeti i VV-së, Hekuran Murati tha se është i pajtimit që të ftohen të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje.
“Andaj unë jam për t’i thirrur këdo që mund të na ndihmojë për të nxjerrë informata. Arsyeja pse kemi ftuar Besim Beqaj është se ka qenë kryesues. Por se si ka shkuar procesi i privatizimit janë informatat”, tha Murati.
Tutje Sejdi Hoxha tha se duhet të ftohet Lutfi Haziri në intervistim sa i përket procesit të privatizimit. Ndërsa, deputeti Bekë Berisha tha se nuk është për të ftuar më shumë dëshmitarë.
Ata hodhën në votim që të gjithë anëtarët e komisionit qeveritar për privatizim të KEDS-it të ftohen, ku me shumicë votash u mor vendim për çështjen e kohës kur mund të aranzhohen intervistat.