Sulmuesi Taulant Seferi dhe trajneri Silvinjo folën për përgatitjet e skuadrës shqiptare për miqësoren kundër Azerbajxhanit në stadiumin “Haladas Sportkomplex” në Hungari.
Seferi theksoi rëndësinë e punës së fortë dhe përgatitjeve intensive për finalet e Evropianit, duke e cilësuar përfaqësimin e Kombëtares shqiptare si një krenari dhe përgjegjësi të madhe. Ai vlerësoi konkurrencën brenda skuadrës dhe talentin e lojtarit të ri Arbër Hoxha, duke nënvizuar se konkurrenca e shëndetshme ndihmon në forcimin e ekipit.
“Evropianin nuk e shoh për kontratë, por si gjënë kryesore për të gjithë kombin shqiptar. Ne jemi këtu për të dhënë dhënë maksimumin dhe për të punuar fort për Kombëtaren shqiptare. Transferimin nuk e mendoj tani, e mendoj pas Evropianit”, tha Seferi.
Seferi foli gjithashtu për progresin e tij në dy vitet e fundit dhe synimin për të dhënë maksimumin në Evropian. Ai theksoi se nuk e sheh Evropianin si një mundësi për kontrata të reja, por si një mision për të gjithë kombin shqiptar. Përsa i përket miqësoreve të ardhshme me Kroacinë dhe Italinë, Seferi shprehu besimin në skuadër dhe rëndësinë e përgatitjeve të mira për çdo ndeshje.
Silvinjo shtoi se futbollistët shqiptarë kanë një lidhje të fortë me fanellën kuqezi dhe janë krenarë për të dhënë maksimumin për Kombëtaren./UBTNews/