Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës nisi me një minutë heshtje për aktorin e ndjerë, Adem Mikullovci, i cili ditë më parë ka ndërruar jetë.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se Mikullovci ishte shembull i guximit intelektual dhe njerëzor, si dhe koleg i jashtëzakonshëm.
Kuvendi i Kosovës sot mban vazhdimin e seancës plenare me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, si dhe do të mbahet një seance e re, ku në rend dite do të jetë edhe raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti për dialogun Kosovë-Serbi./UBTNews