Jeta e Michael Jackson do të jetë subjekt i një filmi të ri biografik të quajtur “Michael”, njoftoi kompania “Lionsgate”, e cila ka të drejtat e distribuimit, të hënën. Filmi do të bashkëprodhohet nga Graham King, ylli i “Bohemian Rhapsody”. Familjarët të cilët e menaxhojnë pasurinë e këngëtarit të famshëm, po ashtu shërbejnë si producentë të projektit krahas Graham Kingut.
Skenari i shkruar nga John Logan, do të ofrojë “një portret të thellë të njeriut të ndërlikuar që u bë “Mbreti i Popit”‘ dhe do të sjellë disa nga performancat më të mëdha të këngëtarit. Logan ka shkruar skenarët e filmave “Genius”, “Skyfall”, “The Aviator” dhe “Hugo”.
“Edhe kur ishte i vogël, si anëtar i pop band-it, “Jackson 5”, ai e donte magjinë e kinemasë,” tha nëna e Michael, Katherine Jackson.
Ndër hitet më të njohura të tij ishin “Billie Jean”, “Beat It”, “Thriller”, “The Way You Make Me Feel” dhe “Man in the Mirror”. Është njëri nga këngëtarët me shitjet më të mëdha në industrinë e muzikës, me rekord shitjesh mbi 400 milionë./UBTNews