UBT News

Schwarzenegger-Putinit: Ju mund ta ndalni luftën

Aktori Arnold Schwarzenegger të enjten i bëri një thirrje të drejtpërdrejt presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ju e filluat luftën. Ju po e udhëhiqni luftën. Ju mund ta ndalni luftën”, deklaroi ai.

Në një video nëntë minutëshe të ngarkuar në Twitter, ish-guvernatori i Kalifornisë dhe ylli i Hollivudit iu lut qeverisë ruse, ushtrisë dhe civilëve që t’i japin fund gjakderdhjes në Ukrainë.

“Forca dhe zemra e popullit rus më kanë frymëzuar gjithmonë. Kjo është arsyeja pse unë shpresoj se do të më lejoni t’ju them të vërtetën për luftën në Ukrainë dhe atë që po ndodh atje. Askujt nuk i pëlqen të dëgjojë diçka kritike për qeverinë e tyre, unë e kuptoj këtë. Por si një mik i vjetër i popullit rus, shpresoj se ju do të dëgjoni atë që kam për të thënë”, deklaroi aktori.

Ai u bëri thirrje rusëve të zakonshëm që të refuzojnë propagandën dhe ‘gënjeshtrat e Putinit’./UBTNews/

Exit mobile version