UBT News

Scholz ka thënë se Zelensky do të marrë pjesë në samitin e G7

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të enjten gjatë një vizite në Kiev se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të merrte pjesë në samitin e Grupit të Shtatë të këtij muaji.

Në një postim në Twitter, Scholz falënderoi Zelenskyn për pranimin e ftesës për të marrë pjesë në samitin e G7 që do të mbahet nga 26 deri më 28 qershor, në resortin alpin gjerman të Schloss Elmau.

Zelensky, i cili nuk besohet të jetë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, pritej t’i bashkohej liderëve me anë të video-lidhjes.

Scholz mbërriti me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrin italian, Mario Draghi, në Ukrainë me tren të enjten herët dhe u drejtua për në Irpin, skenën e betejave të ashpra në fillim të pushtimit rus.

Scholz i quajti rrënojat që ai pa të tmerrshme dhe të pakuptimta.

Një qytet i tërë në të cilin nuk kishte asnjë infrastrukturë ushtarake është shkatërruar. Kjo na tregon shumë për brutalitetin e luftës së agresionit rus, e cila ka për qëllim vetëm shkatërrimin dhe pushtimin“, u tha ai gazetarëve.

Scholz, u zotua për solidaritet ndërkombëtar që qytetarët e Ukrainës të jenë në gjendje të rindërtojnë vendin e tyre. /UBTNews/

Exit mobile version