UBT News

Scarlett Johansson shtatzënë!

Scarlett Johansson është shtatzënë! Burimet i thanë Page Six se aktorja po pret fëmijën e parë me bashkëshortin Colin Jost.

Një burim i tha Page Six: “Scarlett është shtatzënë. E di që ajo dhe Colin janë të entuziazmuar”.

Një burim tjetër shtoi: “Scarlett është shtatzënë, por po synon ta mbajë të fshehtë shtatzëninë”.

Aktorja nxiti dyshimet pasi nuk mori pjesë në disa organizime për filmin e saj të ri “Black Widow”.

“Nuk ka qenë në shumë intervista apo organizime për ta promovuar filmin ‘Black Widow’, që është befasi, sepse është një prej filmave më të bujshëm nga Marvel/Disney dhe ajo është edhe protagonistja kryesore edhe producentja ekzekutive”, tha burimi.

Ky është fëmija i dytë i Johansson. Ajo ka një vajzë me ish-bashkëshortin Romain Dauriac./UBTNews

Exit mobile version