UBT News

Scarlett Johansson shtatzënë me fëmijën e dytë

Johansson kishte ngjallur spekulime në media për një shtatzëni të mundshme, kjo ngase muajt e fundit nuk ka qenë fare prezente në ngjarjet e ndryshme të organizuara për promovimin e filmit të saj të ri, “Black Widow”, gjë që është e pazakontë për një aktore të nivelit të saj.

Në vend të kësaj, ylli i hollywoodit u shfaq në intervista të shumta përmes aplikacionit “Zoom”, ku shihej vetëm pjesa e sipërme e trupit të saj.

Edhe banorët e The Hamptons ku aktorja jeton, e kanë pranuar se kohëve të fundit nuk e kanë parë atë shpesh, ani pse Johansson dhe Jost janë vizitorë të fshatit bregdetarë Montauk, ku e kanë një shtëpi të pushimeve.

Exit mobile version