Scarlet Johanssoni do ta dërgojë në gjyq kompaninë e madhe filmike “Disney”.
Aktorja e famshme hollivudiane ka ngritur padi kundër Disneyt, të enjtën në Los Anxhelos, nën akuzat se konglomerati i famshëm ka shkelur kontratën, kur ka lansuar filmin e famshëm “Black Widow” në kanalin e tij të transmetimit “Disney +”, në të njëjtën kohë me lansimin nëpër kinema.
Në akuzën e siguruar nga revista “People”, Johansson 36-vjeçare, ka thënë se kontrata e saj me Disney’s Marvel Entertainment ishte për një shfaqje të garantuar ekskluzive në kinema, me pjesën më të madhe të pagës së saj në varësi të pjesës më të madhe nga performanca e filmit në “box office”.
Në një deklaratë të siguruar nga “People”, avokati i Johanssonit, John Berlinski ka thënë se “Nuk është sekret që Disney po lëshon filma si Black Widow direkt në Disney + për të rritur abonentët dhe në këtë mënyrë të rrisë çmimin e aksioneve të kompanisë – dhe se po fshihet pas COVID-19 si pretekst për ta bërë këtë. Por duke injoruar kontratat e artistëve që janë përgjegjës për suksesin e filmave të tyre, del që janë shkelur të drejtat e tyre. Ky me siguri nuk do të jetë rasti i fundit kur talenti i Hollivudit i kundërvihet Disney dhe e bën të qartë se, çfarëdo që kompania mund të pretendojë, ajo ka një detyrim ligjor të respektojë kontratat e saj”.
Johanssoni ka luajtur në “Black Widow” rolin kryesor, atë të Natasha Romanoff./koha