Ylli i Hollivudit, Scarlett Johansson ka thënë se ajo mbeti “e tronditur” dhe “e zemëruar” pasi OpenAI lansoi një chatbot me një zë “të çuditshëm” të ngjashëm me zërin e saj.
Kur ky chatbot debutoi javën e kaluar me zërin e saj, komentuesit nxituan të bënin krahasime midis zërit “Sky” të chatbot-it dhe zërit të Johansson në filmin “Her” të vitit 2013.
OpenAI njoftoi të hënën se do të heqë zërin, dhe theksoi se nuk ishte menduar të ishte një “imitim” i yllit. Megjithatë, Johansson akuzoi kompaninë dhe themeluesin e saj Sam Altman, për kopjim të qëllimshëm të zërit të saj./UBTNews/