Aktorja Scarlett Johansson njoftoi se produkti i saj i kujdesit ndaj lëkurës “The Outset” do të jetë në dispozicion për blerje më 1 mars. Ajo iu shtua listës së aktoreve të famshme që po dhënë kontribut në industrinë e bukurisë.
Aktorja e “Black Widow” që nga viti 2021 njoftoi se do të lansojë një linjë për kujdes ndaj lëkurës, dhe tani fansat mund të njoftohen më shumë me ato produkte.
“Unë kam qenë fytyra e disa markave luksoze gjatë karrierës sime dhe të gjitha ato përvoja ishin vërtet të mrekullueshme. E kam ndjerë gjithmonë se po luaja një personazh në ato fushata dhe me kalimin e kohës doja të krijoja dhe përfaqësoja një markë që ishte e vërtetë për mua”, tha 37-vjeçarja./UBTNews/