Scarlett Johansson është njëra nga yjet që së fundi do të lansojë një linjë posaçërisht për kujdesin ndaj lëkurës.
Sipas një njoftimi marka do të nisë në fillim të vitit 2022, dhe Scarlett Johansson do të shërbejë si themeluese dhe kryetare. Momentalisht ka ende pak informacione lidhur me markën, duke përfshirë vendin ku do jetë në dispozicion, cilat do të jenë produktet, ose si do të quhet.
“Unë e krijova këtë linjë për të ngritur kujdesin e pastër dhe thelbësor të lëkurës”, thotë ajo për Allure.
“Kjo do të jetë një linjë për këdo që dëshiron që lëkura e saj të duket më së miri me përpjekje minimale” tha ajo.
Johansson nuk është e huaj për markat e bukurisë. Ajo ka qenë më parë fytyra e L’Oréal Paris.
Ajo gjithashtu ishte modele e The One të Dolce & Gabbana.
Megjithatë, kjo do të jetë hera e parë që ajo nuk është vetëm ambasadore e një marke bukurie – ajo është themeluese dhe kryetare e saj
(Përktheu dhe përshtati UBT News)