UBT News

Scarlett Johansson dhe Colin Jost u bënë prindër

Scarlett Johansson dhe Colin Jost u bënë prindër. Lajmin e ka konfirmuar Jost përmes një postimi në Instagram.

“Në rregull, ne kemi një djalë. Emri i tij është Cosmo. E duam shumë”, njoftoi ai, duke mos dhënë më shumë detaje rreth lindjes së foshnjes.

Ky është fëmija i dytë për aktoren Johansson. Ajo ka edhe një vajzë 7-vjeçare, Rose Dorothy, me ish-bashkëshortin Romain Dauriac.

Johansson dhe Jost u fejuan në vitin 2019 dhe u martuan pas një viti, në vitin 2020./UBTNews

Exit mobile version