Scarlet Johansson foli rreth dasmës së saj me Colin Jost. Gjatë një paraqitje virtuale në “Late Night with Seth Meyers”, 36-vjeçarja foli rreth dasmës së saj.
Johansson dhe Jost kurorëzuan dashurinë me martesë në tetor të vitit 2020 në një ceremoni private në shtëpinë e saj në Palisades në New York. Johansson tha se organizimi i dasmës në kohë pandemie ishte “pak stresues”.
“Padyshim që ne donim të merrnim të gjitha masat paraprake që mundeshim, kështu që kishim maskat … dhe të gjithë duhej të bënin teste kundër COVID-19 100 mijë herë”, tha ajo në intervistë.
Fatmirësisht dasma e tyre shkoi edhe më mirë sesa që e kishin imagjinuar. Pavarësisht se ajo pranoi që ka familjarë në të 90’tat që janë më të rrezikuar nga COVID-19, Johansson deklaroi se të gjithë morën pjesë dhe kaluan mirë.
“Edhe pse ishte dasmë e vogël dhe private, ishte e bukur dhe ne ishim shumë të lumtur që i takuam njerëzit që s’i kishim parë një kohë të gjatë”, deklaroi ajo mes tjerash.
Johansson dhe Jost u fejuan në maj të vitit 2019, vetëm dy vjet pasi filluan lidhjen./UBTNews