Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka paralajmëruar se mund të ndryshojë listën e lojtarëve për Botërorin 2022 në Katar për shkak të shqetësimeve me fitnesin e disa lojtarëve, duke përfshirë dyshen Paulo Dybala dhe Nico Gonzalez.
Sulmuesi i Romës dhe anësori sulmues i Fiorentinës ishin në tribunë në fitoren 5-0 ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.
Aty u bashkuan edhe Cuti Romero i Tottenhamit dhe Papu Gomez i Sevillas.
Duke folur për mediat pas ndeshjes testuese, Scaloni paralajmëroi se situata ishte ende shumë e pa qartë.
“Ka lojtarë që nuk janë në formë të mirë. Kam mundësinë të ndryshoj listën me 26 lojtarë në prag të kampionatit. Do të shohim se si do të evoluojë situata”, ka thënë Scaloni.
Dybala dhe Nico Gonzalez kanë disa muaj që po luftojnë me probleme muskulore në Serie A, duke lënë në dyshim pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Botës me Argjentinën.
“La Joya” hyri në lojë nga stoli për Romën në fundjavë dhe goditi shtyllën, si dhe fitoi një penallti.
Megjithatë, nivelet e tij të fitnesit janë shqetësuese, me Nico Gonzalez edhe më shumë në rrezik për t’u larguar nga “Seleccion”.