Spekulimeve se Lionel Messi mund t’i jap fund aventurës së tij me Argjentinën pas këtij Kampionati Botëror iu ka dhënë një shtytje edhe trajneri Lionel Scaloni.
Përzgjedhësi i Argjentinës ka thënë se nuk është i sigurt nëse numri 10 do të vazhdojë me kombëtaren edhe më tutje.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë po përgatitet për paraqitjen e tij të 191-të në gjysmëfinale kundër Kroacisë e cila zhvillohet të martën nga ora 20:00.
“Do të shohim nëse ai do të vendos të vazhdojë me kombëtaren dhe nëse do ta shijojmë ende lojën e tij”, tha Scaloni.
Messi do të jetë në krye të skuadrës për ta kërkuar finalen e madhe ku do të ballafaqohej me fituesin e ndeshjes ndërmjet Marokut dhe Francës.