UBT News

SBAShK-u kërkon që t’u paguhet edhe mësimi plotësues

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’u paguhet mësimi plotësues, kjo pas kërkesës së Ministrisë së Arsimit për mësim plotësues pas situatës me pandeminë.

SBAShK i drejtohet Drejtorive Arsimore që përmes drejtorëve të shkollave të pajisin me vendime individuale secilin mësimdhënës që e angazhojnë në mësimin plotësues duke precizuar sa orë do t’i mbajnë, në cilën kohë e në cilin vend. DKA-të të mos harrojnë se norma javore është 20 orë mësimi dhe se në Kontratën Kolektive të Arsimit saktësohet se çdo orë e mbajtur mbi këtë normë duhet të paguhet si orë e rregullt. Në të kundërtën SBASHK u drejtohet me apel anëtarësisë , pra punëtorëve në Arsimin Parauniversitar, që të mos fillojnë me mësimin plotësues

“Gjithë këtë situatë e ka rënduar edhe më shumë Vendimi i MASHTI-t i datës 20.04. 2021 për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen ne rezultateve si pasojë e pandemisë Covid 19. Me këtë vendim nuk është pajtuar SBASHK dhe këtë e ka bërë publike duke pritur që të deklarohen edhe DKA-të dhe drejtoritë e shkollave sepse ky vendim nuk është i qëlluar e veçmas tani kur situata është e rënduar nga Covid dhe se nuk është arritur të sigurohet vaksinimi i të punësuarve në arsim dhe se do të jetë sukses e shkuar sukseseve nëse arrijmë të realizojmë mësimin e rregullt në institucione arsimore pa pasur nevojë të kalohet në mësimin nga larg”, thuhet mes tjerash në njoftim./UBTNews

Exit mobile version