Kanë mbetur pothuajse edhe 10 ditë deri ne fillimin e vitit të ri shkollor, e për këtë gjë Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor.
Sipas tij, së bashku me ministrinë e Arsimit kanë bërë përgatitjet e duhura.
I pari i SBAShK-ut thotë se nuk duhet të ketë shtyrje të tjera të mësimit për shkak të problemeve që mund të paraqiten me zëvendësimin e orëve mësimore.
“Mësimdhënësit e Kosovës kanë qenë të gatshëm që sa i përket atyre të fillojnë procesin mësimor, edhe këtë gatishmëri e kanë shprehur edhe para 13 shtatorit të gatshëm, çdo shtyrje e procesit mësimor do të krijonte probleme shtesë për mundësinë e zëvendësimit të ditëve të humbura”.
Ndërsa sa i përket procesit të vaksinimit, Jasharaj tha se tashmë ka kaluar 90% i procesit të vaksinimit.
Fillimin e i vitit të ri shkollor Ministria e Arsimit ka vendosur ta shtyjë, dy herë që nga 1 shtatori kur edhe është dashur të fillonte pas konsultimit me Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike e kjo për arsye të situatës së rënduar në vend me Covid-19 në fillim të këtij muaji.