UBT News

“Savings Game” – Trajnimi inovativ për kursime dhe menaxhim financiar në Global UBT Fest 2025

Në kuadër të Akademisë Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion, të organizuar nga Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në Global UBT Fest 2025, më 10 korrik 2025 u mbajt me sukses trajnimi inovativ dhe interaktiv me temën: “Savings Game – Të kursejmë duke luajtur”.

Trajnimi u udhëhoq nga Prof. Hamez Rama, Prof. Fisnik Bytyqi dhe Prof. Mirjeta Domniku, të cilët përmes metodave kreative dhe ndërvepruese angazhuan pjesëmarrësit në simulime reale me qëllim zhvillimin e aftësive për menaxhimin e buxhetit personal dhe rritjen e ndërgjegjësimit financiar.

“Savings Game” është një metodë praktike dhe argëtuese që u mundëson studentëve të kuptojnë rëndësinë e kursimeve, duke eksperimentuar me vendime të përditshme financiare dhe duke reflektuar mbi ndikimin e tyre afatgjatë.

Pjesëmarrësit u ndanë në grupe familjare, ku secila “familje” u angazhua në një garë të ngushtë. Megjithatë, të gjitha familjet shënuan rezultate të jashtëzakonshme, duke arritur të tejkalojnë nivelin 100 të cilësisë së jetës, që konsiderohet një sukses i madh në kuadër të kësaj loje. Trajnimi ishte një aktivitet mjaft dinamik dhe motivues, duke ofruar një përvojë të re mësimore që kombinon inovacionin, arsimimin financiar dhe argëtimin, me qëllim ndërtimin e një gjenerate të vetëdijshme dhe të përgjegjshme financiarisht.

Exit mobile version