Presidenti finlandez, Sauli Niinisto, tha të hënën se të dy palët për luftën në Ukrainë po përdornin armët më të rënda, duke përfshirë edhe bombat termobarike të Rusisë.
“Ne po mbështesim Ukrainën me armë gjithnjë e më të rënda. Dhe nga ana tjetër, Rusia gjithashtu ka filluar të përdorë armë shumë të fuqishme, bomba termobarike që në fakt janë armë të shkatërrimit në masë“, tha Niinisto, gjatë bisedimeve për politikën e sigurisë në rezidencën e tij verore në Naantali, Finlandë.
Ukraina dhe vendet e NATO-s kanë akuzuar gjithashtu Rusinë për përdorimin e bombave termobarike, të cilat njihen edhe si bomba me vakum dhe janë shumë më shkatërruese sesa eksplozivët konvencionalë.
Finlanda dhe Suedia, shtete fqinje kanë aplikuar për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt. /UBTNews/