Monaco së fundmi ka dalë në shitje nga pronarët rusë, të cilët aktualisht zotërojnë 65% e klubit, pasi 35% tjetër i përket familjes mbretërore të Principatës. Sauditët muaj më parë kishin shfaqur interes për Olimpique Marseille, mirëpo tani fokusi do të kthehet nga bardhekuqtë.
“Klubi është në shitje prej disa javësh, ka diçka të rëndë që do të ndodhë pas tij dhe nga burime të besueshme, nga ana e familjes së Princit dhe klubit, ka pasur afrime me sauditët, takime dhe shkëmbime mes tyre nga princat sauditë dhe princi Albert”, thuhet në mediumin spanjoll, RMC.
Sipas informacioneve, princi saudit ka qenë ai që ka mbajtur kontakte me Monaco-n, duke investuar edhe në prona të familjes mbretërore.
“Monaco është pak e veçantë, sepse janë 35% që i përkasin familjes së Principatës. Pra, ata automatikisht gjithashtu kanë fuqi. Por nëse do të vinin sauditët, do të investonin shumë dhe do të donin pak më shumë se 65% të aksioneve. Kjo është vështirësia për të arritur një marrëveshje”, shtohet në raportin e RMC-së./UBTNews/