Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri është pezulluar me dy ndeshje pas largimit në minutat e fundit të humbjes 2-0 ndaj Milanit fundjavën e kaluar.
Trajneri i Biancocelesti u ndëshkua me karton të kuq për reagimin e tij dhe do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme kundër Cagliarit dhe Torinos në Serie A.
Ish-trajneri i Napolit dhe Juventusit iu dha dy ndeshje pezullim për shkak të reagimit të tij ndaj largimit, por Sarri do të kthehet në kohë për derbin kundër Romës më 26 shtator.
Lazio momentalisht ka gjashtë pikë pas tri ndeshjeve dhe renditet në pozitën e gjashtë në tabelë.