Napoli ka nisur bisedimet me ish-trajnerin e Juventusit Maurizo Sarri.
Sipas mediave italiane trajneri aktual i napolitanëve, Gennaro Gattuso, do të largohet në fund të sezonit.
Drejtuesit e klubit italian kanë vendosur të mos i vazhdojnë kontratën Gattusos, e cila i skadon në fund të këtij sezoni.
Trajneri Sarri aktualisht është i papunë që prej largimit nga Juventusi. Sarri për tri sezone ishte trajner i Napolit nga viti 2015-të deri më 2018.
Ai gjatë karrierës së tij ka udhëhequr edhe skuadra si Chelsea, Verona, Empoli.