UBT News

Sardenja në flakë, 17 vatra aktive zjarresh, ndërhyhet nga ajri

17 vatra aktive zjarresh kanë detyruar autoritetet lokale në Sardenja të Italisë të marrin masa të menjëhershme për të mos lejuar që flakët të përhapen me shpejtësi dhe të kërcënojnë zonat e banuara në ishull.

Situata më e rënduar paraqitet në pjesën veriore të ishullit, ku terreni është edhe më i vështirë dhe për këtë arsye është kërkuar dhe ndërhyrja nga ajri.

Mbi 17 avionë Canadair vijojnë punën prej orësh për të vënë flakët në kontroll. Gjithashtu, 4 helikopterë janë angazhuar për shuarjen e vatrave në Loiri Porto San Paolo dhe Galtelli.

Exit mobile version