Policia e Shtetit në Sarandë kanë vënë në kërkim një shtetas shqiptar 21 vjeçar me inicialet M.B., banues në Sarandë, për veprat penale kanosja, shkatërrimi i pronës dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka kanosur me thikë shtetasin E. B., 41-vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me automjetin e tij, duke i dëmtuar automjetin që ky i fundit po drejtonte, në lagjen numër tre Sarandë.
Ndërkohë, është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit të përdorur nga shtetasi M. B. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.