UBT News

Saranda Bogujevci zhvilloi takim zyrtar në Maltë

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, zhvilloi takim zyrtar në Maltë me ministrin e Kulturës, Pronës dhe Qeverisjes Lokale të Maltës, Owen Bonnici, së bashku me sekretarin e përhershëm Kevin Mahoney dhe kryetarin e Vallettës, Olaf Mackay.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet dy vendeve. Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe ftoi homologun e saj për vizitë në Kosovë, si hap i radhës drejt avancimit të marrëdhënieve kulturore mes Kosovës dhe Maltës.

Në këtë takim morën pjesë edhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi dhe drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKT, Merita Augustini Ndrecaj.

Exit mobile version