UBT News

Sarah Jessica Parker infektohet me koronavirus

Sarah Jessica Parker ka rezultuar pozitive për COVID-19 vetëm disa ditë pasi bashkëshorti i saj Matthew Broderick u infektua me të njëjtin virus.

“Me Matthew Broderick dhe Sarah Jessica Parker pozitivë për COVID, performanca e sotme e “Plaza Suite” është anuluar”, thanë producentët e shfaqjes në një deklaratë për Variety, transmeton Klankosova.tv.

“Producentët kërkojnë falje për shqetësimin që u ka shkaktuar anëtarëve të audiencës. Mbajtësit e biletave duhet të kontaktojnë pikën e tyre të shitjes për të riplanifikuar për një performancë të ardhshme ose për të marrë një rimbursim”.

Producentët shtuan, “Të gjithë i urojnë Matthew dhe Sarah Jessica një shërim të shpejtë”.

Exit mobile version