UBT News

Sarah Beeny e diagnostikuar me kancer të gjirit

Prezantuesja televizive, Sara Beeny njoftoi se është diagnostikuar me kancer të gjirit dhe po trajtohet.

50-vjeçarja thotë se i është nënshtruar trajtimit të parë të kimioterapisë pasi iu bashkua “klubit ekskluziv ku nuk do të ishte anëtare”.

Ajo është e njohur për punën e saj në programet e pronave në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë “Help! My House Is Falling Down” dhe “Sarah Beeny’s New Life In The Country”.

Beeny tha se përveç kimioterapisë që filloi javën e kaluar, ajo do t’i nënshtrohet mastektomisë dhe radioterapisë gjatë periudhës së Vitit të Ri. Ajo i preu flokët gjatë fundjavës./UBTNews/

Exit mobile version