Basketbollistët Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi janë përzgjedhur në programin “Shpresa Olimpike” për vitin 2026, një iniciativë e Komitetit Olimpik të Kosovës për mbështetjen e sportistëve të rinj premtues.
Nënshkrimi i kontratave është bërë në ambientet e Komitetit Olimpik të Kosovës, ku gjithsej 48 bursistë nga 19 sporte olimpike do të përfitojnë bursa mujore prej 150 euro gjatë gjithë vitit 2026.
Dy talentet e basketbollit kosovar vlerësohen si emra me perspektivë për të ardhmen dhe pritet të japin kontribut të rëndësishëm edhe për Përfaqësuesen e Kosovës në garat ndërkombëtare.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, deklaroi se ky është numri më i madh ndonjëherë i bursistëve të rinj, ndërsa vlera totale e programit arrin në 84,600 euro në vit.
