UBT News

Santiago Bernabeu, Real Madridit mund t’i sjellë fitime miliardëshe

Skuadra mbretërore e Madridit, e ka menduar mirë renovimin e stadiumit që mbanë emrin e legjendës së klubit “Santiago Bernabeu”.

Sipas raportimeve të gazetës Diario AS, Los Blancos deri më tani kanë shpenzuar 570 milionë euro për punimet që janë duke u kryer, mirëpo sipas asaj që është raportuar do të shpenzohen edhe 450 milionë të tjera, për t’i kompletuar të gjitha punimet.

Punimet janë ndërprerë vetëm një herë, në kohën e përhapjes së madhe të virusit corona, por që kanë vazhduar më vonë, në verë me intensitet të lartë. Real Madridi do t’i kryejë pagesat në tri periudha, e që ky plan afatgjatë do ta ndihmojë skuadrën madrilene që t’i jap Madridit një bukuri madhështore, pa u prekur financiarisht.

Të ardhurat nga rinovimi i stadiumit, madrilenëve do t’i sjellin të ardhura miliardëshe, pasi që parashikohet të kalojë shifrën një miliard euro./UBTNews

Exit mobile version