UBT News

Sanksionohet Abramovich, bllokohet shitja e Chelseat

Miliarderit rus, Roman Abramovich raportohet se i janë ngrirë të gjitha pasuritë që i posedon në Angli me arsyetimin se ai është i lidhur me një person që ka qenë i përfshirë në destabilizimin e Ukrainës.

Si rezultat i kësaj është bllokuar edhe shitja e Chelseat, klubi anglez nga i cili ai dha dorëheqje ditë më parë, pikërisht pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në një dokument të lëshuar nga Zyra e Zbatimit të Sanksioneve Financiare, bëhet e ditur se rusi është i lidhur me një person që është ose ka qenë i përfshirë në destabilizimin e Ukrainës si dhe ka minuar e kërcënuar integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, përkatësisht Vladimir Putinin, me të cilin Abramovich ka pasur një marrëdhënie të ngushtë për dekada me radhë.

Javën e kaluar, ai njoftoi për planin e tij për të shitur klubin e futbollit Chelsea, të cilin e kishte në pronësi për gati 20 vjet. Por tani, pasuritë e tij, përfshirë Chelsean, janë ngrirë dhe shitja nuk do të mund të bëhet.

Chelsea-t i është dhënë një licencë speciale për të vazhduar aktivitetet e lidhura me futbollin, por klubi nuk do të lejohet të shesë më bileta dhe vetëm pro e biletave sezonale mund të shkojnë në ndeshje.

Exit mobile version