E dimë që jeni në kërkim të sandaleve dhe shapkave të verës, për të përballuar me stil ditët e nxehta që na presin, prandaj përqëndrohuni.
Trendet e këtij sezoni janë të qartë, minimalistë dhe shumë të rehatshëm. Elementet që i bashkojnë sandalet e vërë 2021 janë platforma dhe komoditeti; diçka mes sportives dhe stilit casual.
1. Sandalet “e peshkatarit”
Koha për t’u kthyer shumë vite pas. Nëse dikur i vishnit llastiku, tani zëvendësojini me lëkurë.
2. Shapkat/sandale me platformë
Këmba gjysmë e mbuluar dhe platforma do t’ju bëjnë të dukeni si askush tjetër rrugëve të qytetit.
3. Rripa, shumë rripa!
Kështu do të duken gjithë sandalet me takë të kësaj vere!
4. Shapkat/sandalet me gisht janë në modë.
5. Sandalet “sportive”
Shkojnë me çdo fustan të mundshëm dhe këmba është e lumtur gjatë gjithë ditës!
Burimi: Who What Wear