UBT News

“San Mames” në Evropian pret 13 mijë tifozë

Federata e Futbollit të Spanjës dhe qeveria baske ka informuar UEFA-n për kapacitetin potencial në stadium, në kohën kur do të mbahet Kampionati Evropian.

Stadiumi i Athletic Bilbaos, “San Mames”, ka kapacitet prej 53 mijë e 289 tifozëve, por autoritetet lokale besojnë se 25% e kapacitetit do të hyjë brenda në stadium, që i bie të jenë të pranishëm 13 mijë tifozë.

Saint Petersburgu i ka ofruar 50% të kapacitetit të stadiumit, që i bie 34 mijë tifozë, ndërsa Danimarka në stadiumin “Parken” në Kopenhagë, do t’i hapë dyert për 11 mijë spektatorë.

Exit mobile version